Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me pistoletë në brez, në shtëpi i gjenden edhe 17 fishekë


Një 45-vjeçar është ndaluar nga policia në Kamzë pasi gjatë kontrollit i është gjetur me vete një armë zjarri pa leje.

Personi me iniciale M.N., i lindur në Shkodër dhe banues në Bathore është kapur teksa qëndronte në lokal ndërsa në banesë iu gjetën edhe 17 fishekë pistolete.

‘Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, në ambjentin e lokalit,  policia i gjeti një armë zjarri pistoletë. Nga kontrolli në banesë ju gjetën dhe 17 fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’,- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *