Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në emisionin “Tempora” deklaroi se në 30 vjet tranzicion Meta është i vetmi politikan i akuzuar që dha dorëheqjen për postet që mbante por që nuk e mbylli procesin në gjykatë për procedurë.
“Në 30 vjet tranzicion, Ilir Meta është i vetmi politikan që u akuzua, dha dorëheqjen postet që mbante, lëshoi imunitetin, nuk e mbylli procesin në gjykatë për procedurë si të gjithë të tjerët, sepse as Prokurori s’kishte çfarë të thoshte për të, sepse u bë palë”-deklaroi Kryemadhi.
Më tej Kryemadhi shtoi se edhe pse çështjen e Metës e çuan për shkelje të procedurës në Gjykatën e Lartë ai nuk pranoi por kërkoi gjyq në themel.
“E çuan në Gjykatë të Lartë që Ilir Meta të kërkonte shkelje të procesit për mbyllje të procedurave, sepse e ka shkelur 9 herë procedurën prokuroria, por përkundrazi ai tha që donte gjyq në themel dhe hetim të të gjitha gjërave”- tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së shtoi se procesi gjyqësor ndaj Metës tregoi të kundërtën dhe ishte i vetmi që u mbyll 5-0 dhe ata gjyqtarët që gjykuan atë janë të favorizuarit e Ramës.
“I gjithë procesi gjyqësor tregoi të kundërtën e asaj fushate boomerang dhe historive të tjera që u ngritën kundra Ilir Metës dhe është i vetmi që ka mbyllur 5 me 0 gjykimin. Ku dihej shumë mirë që dy gjyqtarë ishin kryesorët në të gjithë procesin e hartuar kundër tij. Ata gjyqtarët që kanë gjykuar Ilir Metën sot janë të favorizuarit e Edi Ramës”-tha Kryemadhi.