Kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha në emisionin Tempora në Ora News se Rama kërkon arrestimin e Metës së bashku me disa antishqiptarë.
Sipas saj arrestimi kërkohet që prej kohës që Meta ka filluar betejën për njohjen e Kosovës.
“Ka 15 vjet që do ta arrestojë Rama dhe disa të tjerë antishqiptarë. Sigurisht që nuk më takon të flas, por jam e detyruar ta them. Ka 15 vite që grupe të vogla antishqiptare, që kur Meta ka filluar betejën e tij për njohjen e Kosovës nga institucionet ndërkombëtare, që në kohën e luftës së Kosovës, që duan ta arrestojnë.
Ilir Meta prej vitesh ka qenë në shënjestrën e grupeve të caktuara antishqiptare që janë servirur si grupe të caktuara liberale, ose evropiane, apo amerikane që prej vitesh kanë zhbiriluar në çdo gjë. Të jeni të bindur që Metës i kanë bërë vettting jo vetëm të vetes, por edhe të familjarëve, të të ëmës, të atit, motrës dhe njerëzve tanë deri në 7 breza.
Ilir Meta është i pastër si kristali. Nëse do kishte një qime floku me të cilën mund të kërcënohej Meta, do ta kishte mbaruar këtë histori Fatos Nano kur ishte kryeministër”-tha Kryemadhi.