Vendosni fjalën kyçe....

Një ditë pas protestës, Basha ka një mesazh për qytetarët


Një ditë pas protestës së dhjetë kombëtare të organizuar nga opozita e bashkuar, kryedemokrati Lulzim Basha ka një mesazh për qytetarët.

Kryetari i PD-së falenderon të gjithë qytetarët që iu bashkuan protestës, ndërsa zotohet t’u sjellë shqiptarëve ndryshimin e dëshiruar.

“Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!

Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.

#ShqiperiasiEuropa.”, shkruan Basha.

Kryedemokrati ka publikuar dhe një kolazh fotografish nga protesta e mbajtur dje. Protesta e mbajtur dje u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zgjati rreth 2 orë dhe ishte paqësore.

Opozita kishte vendosur t’i jepte më shumë rëndësi simbolikave nëpërmjet pankartave dhe mesazhet e dhëna nga liderët kryesorë të saj.

Në protestë u panë kuti votimi ku qytetarë me fletë mbushnin ato për të dëshmuar dhe krahasuar atë me votimet e 30 qershorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *