Vetëm një ditë pas protestës së 10 kombëtare të opozitës së bashkuar, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur sot në takim drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover.
Glover u prit jashtë selisë blu, nga ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.
Takimi mes Bashës dhe Glover mendohet se lidhet me votimet e 30 qershorit dhe rezultanin që pasoi, ku vetë Misioni i Vëzhguesve konstatoi paraprakisht shumë parregullsi.
Kujtojmë se takimi i fundit mes Glover dhe Bashës u mbajt katër ditë para votimeve të 30 qershorit, ku shefja e vëzhguesve të OSBE-së qëndroi rreth 60 minuta me kryedemokratin.