Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Shtetasi Sefedin Zenellari është vetëvrarë me armë zjarri.
71-vjeçari është kunati i 57-vjeçarit Gramoz Nako, i cili mbrëmjen e kaluar u gjet i vrarë në banesën e tij në të njëjtin qytet. Policia kishte shkuar ta shoqëronte Zenellarin lidhur me vrasjen e kunatit, por ai u mbyll në dhomë dhe u vetëvra.
Ai dyshohet se vrau burrin e motrës, Gramoz Nakon. Zenellari ishte baba i dy fëmijëve, por i divorcuar nga bashkëshortja.
Mbrëmjen e kaluar 57-vjeçari Gramos Nako, baba i tre fëmijëve, është gjetur i vrarë në banesën e tij në Lagjen numër 7, në rrugën “Ismail Qemali” të këtij qyteti.
Trupi u gjet nga bashkëshortja. Fillimisht u dyshua se mund të kishte vrarë veten, por më vonë u aludua se mund të jetë vrarë nga ndonjë grabitës, pasi në shtëpinë e tij mungonte një shumë prej 13 mijë eurosh. Në bluzën e tij kishte të grisura, çka tregon për një përleshje me viktimën.
Nako jetonte me familjen në SHBA, por kishte ardhur të kalonte pushimet në vendlindje.