Ambasadorit britanik në SHBA iu anulua ftesa për pjesëmarrjen në një darkë luksozë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Trump natën e kaluar, pas një përplasjeje diplomatike mes dy vendeve që nisën pas publikimit të disa email-eve të ambasadorit britanik i cili shante e tallej me Trump.
Sir Kim Darroch u ndalua nga pjesëmarrja në darkën e shtruar për Emirin e Katarit, pasi presidenti amerikan tha se do të refuzojë të merret me ambasadorin, pas rrjedhjes së mesazheve në të cilat diplomati e cilësoi Trumpin të paaftë.
Trump nisi një sulm të dyfishtë mbi ambasadorin britanik në SHBA dhe Theresa May-t, duke thënë se negociatat e kësaj të fundit me BE-në për daljen nga blloku ishin një rrëmujë e vërtetë duke shtuar se ishte gjë e mirë që Britania do kishte së shpejti një kryeministër të ri.