Vendosni fjalën kyçe....

Trump: SHBA nuk merret më me ambasadorin britanik pas skandalit


Washingtoni do të ndërpresë marrëdhëniet me ambasadorin britanik Kim Darroch, njoftoi presidenti Donald Trump.

Sipas email-eve të publikuara, Darroch e quan administratën Trump “jofunksionale”, “të paaftë” dhe “jokompetente”.

Në një seri të vogël postimesh ku kritikon trajtimin e Brexit nga ana e kryeministres britanike Theresa May, Trump thotë se diplomati Darroch “nuk është i pëlqyer brenda SHBA-ve.”

“Kam qenë shumë kritik për mënyrën si Mbretëria e Bashkuar dhe kryeministrja Theresa May e kanë trajtuar Brexit.

Çfarë rrëmujë kanë krijuar ajo dhe përfaqësuesit e saj. I thashë asaj se çfarë duhej bërë, por ajo vendosi të shkonte në drejtim tjetër. Nuk e njoh ambasadorin, por ai nuk është i pëlqyer dhe as nuk mendohet mirë për të në SHBA.

Ne nuk do të merremi më me të. Lajmi i mirë për Mbretërinë e Bashkuar, është se së shpejti do të ketë një kryeministër të ri. Ndërsa e shijova tërësisht vizitën madhështore muajin e kaluar, ishte Mbretëresha ajo e cila më bëri më shumë përshtypje!”, shkruan Trump.

Në emaile-t e dërguara nga mesi i vitit 2017 deri muajin e kaluar, Darroch i referohet Trump si një udhëheqës “i paaftë” dhe “jofunksional” i cili “rrezaton pasiguri” dhe presidenca e të cilit mund të “rrëzohej dhe digjej” në çdo moment.

Por pasi këto emaile dolën në media, Darroch pati kritika në shtëpi. Me ministrin e Jashtëm britanik Jeremi Hunt, i cili u mundua të sigurojë SHBA-në se qëndrimi i ambasadorit është personal dhe s’ka lidhje me atë të shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *