Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person. Ai është Besnik Gora, që ndodhej te makina tip ‘Benz’ që u përplas me makinën e ambasadës ruse, ndërsa është transportuar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore, raporton Shqiptarja.com.
Ndërkohë që dy personat që ndodheshin te makina me targa diplomatike kanë pësuar vetëm tronditje. Kthesa e Murrashit në dalje të Librazhdit është një nga pikat e zeza që janë evidentuar duke kërkuar ndërhyrje.