Vendosni fjalën kyçe....

Deportohet nga SHBA-ja 22-vjeçari, akuzohet si pjesë e grupit që vrau efektivin e RENEA-s


Është deportuar nga SHBA-ja, një 22-vjeçar i cili akuzohet si bashkëpunëtor me grupin që akuzohet për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, në Lazarat.

I deprotuari është Ruhan Hiraj i cili do sillet në Shqipëri për t’u përballur me akuzat ndaj tij. Ibrahim Basha u vra teksa ishte në operacion në Lazarat më 24 janar të vitit 2015, vrasje për të cilën është akuzuar një grup prej 21 personash.

Njoftimi i policisë

Deportohet nga SHBA-ja, një prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, ku pas sulmit me armë në qershor të vitit 2015 në Lazarat, mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, sot “Dëshmor i Atdheut”, si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të Policisë.

Gjatë paradites së sotme si rezultat i një operacioni të gjatë (1 vjeçar) bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për tu përballur me organet shqiptare të drejtësisë i shtetasit shqiptar:

  • Ruhan Hiraj, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi i armëve luftarake“, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në bandën e armatosur”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *