Vendosni fjalën kyçe....

Franca rinovon nëndetëset bërthamore, ndërton modelet e reja


Franca do të inaugurojë të premten “Suffren”, nëndetësja e parë bërthamore sulmuese (SNA) të një serie prej gjashtë të tillash në gjendje që të lëshojë raketa të komanduara me rreze të gjatë si dhe të mundësojë zbarkimin e forcave speciale, që më pas i mundësojnë marinës franceze të zhvillojë një sulm të përgjithshëm.

Ceremonia, në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, shënon përfundimin e ndërtimit të modelit të parë të këtyre nëndetëseve të kategorisë “Barracuda”, 12 modele të ngjashme por me motor me karburant të zakonshëm i janë shitur Australisë.

Kjo nëndetëse me motor bërthamor gjendet aktualisht e ankoruar në kantierin e kompanisë “Naval Group”.

Futja e vërtetë në ujë, që do të bëhet me tre vite vonesë, do të zhvillohet vetëm në fund të korrikut kur do të zhvillohen testimet në gji, më pas në det të hapur dhe më pas do t’i dorëzohet bazës së marinës franceze në Tulon (juglindje) para verës së vitit 2020.

Modelet “SNA Barracuda” do të zëvendësojnë gjashtë nëndetëset bërthamore aktuale të kategorisë “Rubis” që kanë hyrë në shërbim në fillim të viteve 1980.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *