Pas një jave kërkimesh gjendet trupi i shkencëtares amerikane që u zhduk në ishullin e Kretës.
Autoritetet greke thanë se trupi i Suzanne Eaton, u zbulua mbrëmjen e së hënës në një shpellë në Chania, Kretë.
“RT” shkruan se shkaku i vdekjes është ende i paqartë. Shkencëtarja e cila punonte pranë Institutit Max Planck në Universitetin e Drezdenit në Gjermani, udhëtoi në ishullin e Kretës për të marrë pjesë në një konferencë në Akademinë Ortodokse dhe u pa për herë të fundit më 2 korrik.
Eaton mendohet se është zhdukur pasi kishte dalë për një vrap. Familjarët e saj thanë se të gjitha sendet e saj, pasporta, telefoni, portofoli i kishin mbetur në dhomë. Vetëm këpucët e vrapimit mungonin.