Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Paprekshmërinë e Kosovës e mbrojmë me çdo çmim


Kryeministri i Kosovës, Hardinaj, ka deklaruar se askush nuk do arrijë ta prekë sovranitetin e Kosvoës. Në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, kreu i qeverisë thekson se paprekshmëria e vendit do mbrohet mee çdo çmim.

‘Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim. RH’ – shkruan Haradinaj.

Reagimi i tij vjen pas publikimit të bisedës së kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zaev, me dy humoristë rusë, duke pohuar se për ndarjen e Kosovës ishte e interesuar më shumë Rusia ndërsa një marrëveshje e tillë mbështetej nga Vuçic, Thaçi e Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *