Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 13 vite burg në Itali, arrestohet 48-vjeçari në Durrës


Një 48-vjeçar në Durrës është arrestuar me qëllim për t’u ekstraduar drejt Italisë. Kjo sepse shtetasi shqiptar me inicialet A.D, rezulton i dënuar në shtetin fqinj me 13 vjet e 4 muaj burgim.

Vepra penale për të cilën akuzohet 48-vjeçari nga Durrësi është ajo për  “Trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim ”.

“Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim ”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • A.D., 48 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi A.D., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Parto/Itali, më datë 27.06.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim “.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *