Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryenegociatorja: Mogherini iu fut aventurave që mund të sillnin luftë në Ballkan


Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini, se vitin e fundit i është futur disa aventurave që mund të sillnin Luftë në Ballkan.

Këtë deklaratë Tahiri e ka bërë për gazetën “Zëri”. Edita Tahiri tha se deri para një viti Mogherini ka mbrojtur parimet evropiane në Ballkan, por të njëjtat parime i ka shkelur së fundmi.

 “Nga përvoja ime që kam pasur me zonjën Mogherini, deri para një viti ajo ka qenë në mbrojtje të parimeve evropiane në Ballkan e të cilat kanë qenë që gjashtë vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën, të bëhen anëtare të BE-së. Mirëpo se çfarë ndodhi në vitin e fundit dhe pse ajo shkeli parimet evropiane e doli në disa aventura, të cilat do të mundë të sillnin luftë në Ballkan, këtë nuk e di”, thotë Tahiri.

Vendin e Mogherinit pritet ta zërë kryediplomati spanjoll Josep Borrell.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *