Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen ministri i Financave në Meksikë, letra kritike për presidentin


Ministri i Financave në Meksikë ka dhënë dorëheqjen për shkak të diferencave të tij me presidentin, Andrés Manuel López Obrador.

Në një letër, të bërë publike në llogarinë e tij në “Twitter”, ministri i financave Carlos Manuel Urzúa Macías tha se kishte shumë “mospërputhje” ekonomike në vend.

Ai gjithashtu tha se politikat ekonomike duhet të bazohen në prova dhe të lirohen nga “ekstremizmi”.

BBC” shkruan se monedha dhe tregjet e aksioneve ranë pas lajmit të dorëheqjes së tij.

“Kishte shumë mospërputhje në çështjet ekonomike”, shkroi Urzúa në letrën drejtuar presidentit të vendit më 9 korrik.

“Jam i bindur se të gjitha politikat ekonomike duhet të kryhen në bazë të provave, duke treguar kujdes për efektet e ndryshme që mund të kenë dhe të lirohen nga ekstremizmi, qoftë ky nga e djathta apo nga e majta”.

Ai gjithashtu shtoi se “imponimi i zyrtarëve pa patur dijeni në financat publike” është “i papranueshëm”.

Pas letrës së Urzúa Macías, Arturo Herrera Gutiérrez ka marrë përsipër Ministrinë e Financave të vendit të dytë me ekonominë më të madhe në Amerikën Latine.

López Obrador erdhi në pushtet me premtimin për të kryer një “transformim radikal” të vendit të tij dhe për të ofruar rritje ekonomike, vende pune dhe programe të zhvillimit social.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *