Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me heroinë, pranga 30-vjeçarit në Fier


Arrestohet një 30-vjeçar nga Patosi, pas informacioneve se ai shpërndante në qytetin e Fierit lëndë narkotike.

I arrestuari quhet Saimir Sali, i cili në momentin që policia e ndaloi kishte me vete 9 doza me heroinë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-S.S, 30 vjeç, banues në Patos.

Pas informacioneve të mara në rrugë operative se ky shtetas shpërndante në qytetin e Fierit lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash, u ushtrua kontroll personal dhe gjatë kontrollit ju gjetën me vete 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *