Vendosni fjalën kyçe....

Meta takohet me Pendarovskin në Bosnjë: Një muaj i shpërdoruar kot


Gjatë vizitës së tij në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Samitin për Ballkanin ku mungoi Kosova, presidenti Ilir Meta ka takuar homologun e tij të Maqedonisë, Stevo Pendarovski.

Meta thotë se dy vendet duhet të bashkojnë përpjekjet për hapjen e negociatave, ndërsa shtoi se deri më tani ka kaluar një muaj kot që nga dekreti për anulimin  e zgjedhjeve të 30 qershorit për arritjen e një zgjidhjeje për krizën politike në vend.  

“Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut. 
Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme. 
Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë.”, shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *