Vendosni fjalën kyçe....

Monstrat duhen izoluar 


Nga Klodian Tomorri

Përdhunimet brenda familjes duhen klasifikuar si vepër që dënohet me burgim të përjetshëm. Neni në kodin penal duhet formuluar i tillë, që të mos lejojë asnjë hapësirë për intepretim nga prokurorët dhe gjykatësit.

Madje përdhunuesit në familje duhen trajtuar si elemente më rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të bëhen automatikisht subjekt i 41 bis-it. Regjim izolimi total pa asnjë kontakt me botën e jashtme. Në të njejtën mënyrë duhen trajtuar edhe pedofilët që përdhunojnë të mitur.

Është e tmerrshme kjo. Përdhunimet në familje janë 100 herë më të rënda se ato në rrugë sepse mund të zgjasin me vite të tëra.

Viktimat intimidohen dhe nuk kanë mundësi të kërkojnë mbrojtje. Vite të tëra dhune seksuale dhe terrori psikologjik. Kjo është më keq se vrasja.

Rasti makabër i denoncuar nga kolegët e Fiksit sot, ku babai përdhunonte prej 3 vitesh të bijën është ulëritës. Por më ulëritës është fakti, që policia nuk pranon denoncimin, kur një viktimë përdhunimi e terrorizuar sistematikisht arrin të gjejë guximin dhe të kërkojë mbrojtje.

Si mundet që në çdo rast përsëritet e njëjta histori?! Viktimat e dhunës bëjnë denoncim dhe në vend që të merren në mbrojtje, policia njofton dhunuesin të marrë masa dhe të tërhiqet denoncimi. Burg për të gjithë policët e përfshirë. Duhet ta marrin vesh një herë e mirë këta monstrat, që me këto gjëra nuk luhet. Të gjjithë! Ndryshe kjo ka për t’u përsëritur e përsëritur. Por jo vetëm kaq.

Ulëritës deri në makabritet edhe sjellja e të ëmës, që kërkonte ta mbyllnin pa zhurmë brenda familjes. Burg edhe kësaj për moskallëzim krimi.

Ndryshoje kodin o Ramazan. Po ti e ke mendjen për të bërë ligje për portalet, jo për këto gjëra.

Neni i talljes së të ndenjurave

Neni 106 i kodit penal: “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale ndërmjet prindit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.”

Domethënë maksimumi deri në 7 vjet. Por mund të dënohesh edhe me 1 vit, nëse i jep ca para gjykatësit dhe prokurorit. Rrjedhimisht nuk bën asnjë ditë burg, vetëm ditët e qëndrimit në hetuesi, që të merren me kurs 1 me 2.

Më shumë dënohet dikush që nuk ka lekë të paguajë faturën e dritave, sesa ai që përdhunon femijën minoren.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *