Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet makina në Elbasan, ishte parkuar pranë banesës


Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të këtij 10 korriku, kur automjeti tip “Pasat” në pronësi të shtetasit E.Ç., ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht.

 “Në orët e para të mëngjesit në Elbasan, ka rënë zjarr në mjetit tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E.Ç. i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *