Kancelarja gjermane Angela Merkel shfaqet sërish duke u dridhur gjatë takimeve zyrtare, këtë radhë kur priti kryeministrin finlandez, Antti Rinne.
Gjatë kohës që u luajt himni i dy vendeve, Merkel filloi të dridhej si radhët e shkuara.
Kancelarja gjermane i ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur shqetësimet mbi shëndetin e saj.
Por kjo është hera e tretë në një periudhë shumë të shkurtër që kancelarja dridhet në mënyrë të pavullnetshme, e madje siç e shohim në videon e publikuar nga “RT” lufton me veten në një përpjekje të mbajë duart që të mos dridhen.
Radhën e parë Merkel u dridh në mënyrë të pavullnetshme kur takoi Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky, në qershor.
Nëntë ditë më vonë, ajo u shfaq duke u dridhur pranë Frank-Ëalter Steinmeieras, gjatë ceremonisë së betimit si ministri ri i Drejtësisë. Kjo është hera e tretë që kjo ndodh dhe shqetësimet për kancelaren gjermane janë shtuar dhe më shumë.