Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia dëmton rrjetin, OSHEE: Këto janë rajonet e prekura


Stuhia e mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar një seri dëmesh në disa qytete. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE), ka njoftuar se në rajonet Lezhë, Burrel, Shkodër dhe Durrës janë dëmtuar disa linja tensioni.

OSHEE garanton qytetarët se po punohet që prej orëve të para të mëngjesit, për të riparuar defektet dhe për të rikthyer energjinë elektrike.

“Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës).
Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur. 
Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë. 
Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *