Qyteti i Beratit dhe i Divjakës kanë mbetur pa drita për shkak të dëmtimit të rrjetit nga moti i keq.
Raportohet se në Divjakë energjia elektrike mungon prej orës 17:00 të pasdites, ndërsa Berati ka mbetur i gjithi pa drita prej orës 18:00. Rreshjet e shiut dhe erërat e forta kanë dëmtuar rrejtin e transmetimit dhe kanë rrëzuar shtyllat e korentit.
OSHEE ndodhet në terren në pikat problematike dhe kanë nisur punën për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë.