Sanksionet kundër Iranit shumë shpejt do të ashpërsohen në mënyrë të konsiderueshme, deklaroi sot presidenti amerikan, Donald Trump, pasi Teherani njoftoi se rezervat e tij të uraniumit të pasuruar kishin kaluar limitin e vendosur nga marrëveshja e Vjenës në vitin 2015.
“Irani pasuron (uranium) prej shumë kohësh në mënyrë të fshehtë, në shkelje të plotë të këtij pakti mbi bërthamoren iraniane që Uashingtoni u tërhoq vitin e kaluar”, shkruan Trump në “Twitter”.
“Sanksionet shumë shpejt do të ashpërsohen ndjeshëm!”, shtoi ai.