Vendosni fjalën kyçe....

Turqia hedh poshtë pretendimet greke dhe të BE-së për shpimet në zonën e Qipros


Ministria e Jashtme e Turqisë tha të mërkurën se ka hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve të Greqisë dhe Bashkimit Europian sipas të cilave shpimet turke për gaz dhe naftë jashtë Qipros ishin të paligjshme dhe thanë se BE nuk mund të ishte ndërmjetës i paanshëm për problemin e Qipros.

Ajo tha në një deklaratë se anija e Turqisë, Fatih, kishte nisur aktivitetet e shpimit në perëndim të ishullit të Mesdheut në fillim të majit dhe anija e saj Yavuz kishte arritur kohët e fundit në lindje të Qipros dhe do të kryente aktivitete shpuese, raporton Reuters.

Të martën, Departamenti i Shtetit të SHBA i kërkoi autoriteteve turke të ndalonin operacionet e shpimit, një ditë pasi Qipro protestoi për ankorimin e anijes Yavuz. “Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të shqetësuara nga përpjekjet e përsëritura të Turqisë për të kryer operacione shpuese në ujërat jashtë Qipros“, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë. “Ne u bëjmë thirrje autoriteteve turke të ndalojnë këto operacione dhe të inkurajojnë të gjitha palët të veprojnë me kufizime dhe të përmbahen nga veprimet që rrisin tensionet në rajon”, tha ai.

Zbulimi i rezervave të mëdha të gazit në Mesdheun lindor ka nxitur një garë për të aneksuar burimet nënujore, duke shkaktuar një mosmarrëveshje ndërmjet Turqisë dhe anëtarit të Bashkimit Europian Qipro. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *