Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm tre muaj në detyrë, shkarkohet drejtori i Tatimeve


Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro. Ky vendim vjen vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës.

Mendohet se shkak për shkarkimin e Duros është bërë mosrealizimi i objektivave.

Duro u emërua në këtë post më 27 mars duke zëvendësuar Vasilika Vjeron. Vetëm pak ditë më pas, Duro pati një mbledhje me kryeministrin Edi Rama dhe drejtorët e tjerë të rinj, të cilëve thuhet se iu la një afat 1 muaj për arritjen e rezultateve. Ky afat siç duket është shtyrë në 3 muaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *