Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me 7 të plagosur në Pogradec


Arrestohet shoferi 34-vjeçar që shkaktoi aksidentin me 7 të plagosur një ditë më parë në Pogradec.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vërdovë. 34-vjeçari me inicialet S.Ç ishte duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë mbetën të lënduar ai dhe 6 pasagjerë të tjerë.

Detajet e policisë

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, kane arrestuar në flagrancë shtetasin S.Ç, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë një ditë më parë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë ky shtetas, si edhe 6 shtetas të tjerë pasagjerë në këtë mjet konkretisht L.D, 39 vjeç, E.M, 45 vjeç, D.A, 23 vjeç, A.H, 26 vjeç, E.G, 40 vjeç dhe A.G, 49 vjeç, banues në Pogradec, nga të cilët dy shtetasit E.G dhe A.G, u dërguan në Tiranë në gjendje të rëndë.

Ndërsa të dëmtuarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *