Vendosni fjalën kyçe....

Bardh Spahia kërkon lirinë në Apel


Sot zhvillohet seanca gjyqësore për ish-deputetin, Bardh Spahia, në gjykatën e Apelit në Shkodër.

Spahia nuk është paraqitur vetë, seancë por përfaqësohet nga avokati Ivi Kaso.

Ky i fundit tha se “Zyrtarisht nuk është paraqit fletë-thirrje në drejtorinë e policisë Tiranë, prandaj nuk është paraqitur vetë Spahia”.

Avokatët kanë prokurë nga familjarët për përfaqësimin e Spahisë në gjykatë.

Kujtojmë se ish-deputeti është lënë në “arrest shtëpie”, pas zjarrit që iu vu KZAZ-së Nr.3 në Shkodër më 18  qershor.

Spahia akuzohet për “Kundërshtim që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit”.

Arrestimi i ish-deputetit u bë në transmetim “LIVE”, ku ai ishte nisur për të shkuar te zyrat e emisionit “Open” në “Top Channel”, pas një ftese nga Taulant Balla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *