Vendosni fjalën kyçe....

Franca vendos taksimin e Google, Facebook e Apple, reagon ashpër SHBA-ja


Parlamenti francez miratoi sot një ligj që taton gjigantët e teknologjisë si ‘Google’ e ‘Facebook’, të cilat janë akuzuar për shfrytëzimin e hapësira për shmangien e taksave.

Vendimi vjen pasi Uashingtoni filloi një hetim mbi taksën.

Tatimi prej tre përqind do të vendoset në shitjet e prodhuara në Francë nga firmat shumëkombëshe. Çdo kompani digjitale me të ardhura prej më shumë se 750 milionë euro, prej të cilave të paktën 25 milionë euro janë prodhuar në Francë, do jenë subjekt i taksës.

Duke mbrojtur taksën e re, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se vendi ishte ‘sovran dhe vendos rregullat e veta tatimore’.

‘Dua t’u them miqve tanë amerikanë se kjo duhet të jetë një nxitje për ta për të përshpejtuar edhe më shumë punën tonë për të gjetur një marrëveshje mbi taksimin ndërkombëtar të shërbimeve digjitale’, tha ai.

Ligji, i cili tashmë është quajtur taksa e GAFA (Google, Apple, Facebook dhe Amazon), ka zemëruar Uashingtonin, i cili kishte ngritur shqetësime se tatimi ‘do të shënjestronte në mënyrë të padrejtë kompanitë amerikane’.

Presidenti i SHBA, Donald Trump urdhëroi të mërkurën një hetim mbi taksën franceze për të hetuar efektet e këtij legjislacioni dhe për të përcaktuar nëse është diskriminues ose i paarsyeshëm dhe ngarkon apo kufizon tregtinë e Shteteve të Bashkuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *