Templates by BIGtheme NET

Gjendje e jashtëzakonshme në Halkidiki të Greqisë, stuhia u merr jetën 6 turistëve

Gjashtë turistë, mes tyre dy fëmijë kanë humbur jetën pas stuhisë që goditi Greqinë mbrëmjen e kaluar.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se më shumë se 100 njerëz të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e erërave të forta.

Pamjet televizive treguan situatën pas erërave të forta në gadishullin Halkidiki, një rajon i popullarizuar me turistë gjatë verës.

Rrugët ishin të mbushura me pemë të thyera dhe motoçikleta të përmbysura.

“Është hera e parë në karrierën time 25-vjeçare që kam përjetuar diçka të tillë”, tha Athansios Kaltsas, drejtor i Qendrës Mjekësore Nea Moudania, ku u trajtuan shumë të plagosur.

Kaltsas tha se pacientët ishin nga mosha 8 muajsh deri në mbi 70 vjeç. Disa kanë pësuar lëndime në kokë nga pemët dhe sendet e tjera që binin prej erës.

Dy turistë çekë të moshuar humbën jetën kur erërat e forta dhe uji morën me vete makinën me të cilën udhëtonin.

Diku në rajon, një grua dhe një djalë 8 vjeçar, të dy shtetas rumunë, humbën jetën pasi një çati u rrëzua në një restorant ku ata po darkonin.

Një burrë dhe një djalë i ri, të dy rusë, humbën jetën pasi një pemë u rrëzua pranë hotelit të tyre në qytetin bregdetar të Potidesë.

Moti është i pazakontë në Greqi, ku vera është zakonisht e nxehtë dhe e thatë. Meteorologu Klearxos Marousakis përshkroi kushtet e motit si “jashtëzakonisht të pazakonta” për këtë kohë të vitit.

Meteorologët parashikojnë se do të vazhdojë të bjerë shi në këtë zonë deri në orën 9 të enjten.

Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në Halkidiki dhe ministri i ri i mbrojtjes i qytetarëve të Greqisë, do të vizitojë zonën herët të enjten.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*