Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet komisioni që do hetojë dekretin e Metës për zgjedhjet, vendimi pas 3 muajsh


Është mbledhur mesditën e sotme Komisioni Hetimor që do vendosë për shkarkimin e presidentit Meta.

Komisioni do vendosë kërkesën e deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Metës pas vendimit të kreut të shtetit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Ky komision do zgjasë për një periudhë 3-mujore gjatë së cilës do hetohet vendimi dhe më pas do i përcillet Kuvendit.

‘Qëllimi i ngritjes së tij është i njohur, unë po shfrytëzoj rastin dhe po lexoj vendimin e kuvendit të Shqipërisë: Ky komision hetimor ka për qëllim të hetojë njohjen dhe ushtrimin e kompetencave nga ana e presidentit të Republikës lidhur me organizimin e zgjedhjeve vendore dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete. Ky komision ka për detyrë të verifikojë procedurat e ndjekura nga presidenti i Republikës, të verifikojë pasoja e këtyre akteve në raport me institucionet e tjera. Në optikën e kolegëve deputetë që kanë kërkuar shkarkimin e tij konstatohet se sjellja e tij në lidhje me procedurat e ndjekura, presidenti ka shkelur rëndë kushtetutën dhe kjo sipas tyre përbën shkak ligjor për pezullimin nga detyra. Ky komision referuar saktësisht vendimit 84, për një periudhë 3 mujore do bëjë një hetim të plotë për t’i paraqitur Kuvendit një raport përfundimtar. Ky është edhe deklarimi i komisionit hetimor i përcaktuar në vendimin dhe komisioni është i detyruar t’i rrijë strikt.’ – tha Manja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *