Angela Merkelin e pamë dje duke u dridhur për të tretën herë gjatë një takimi zyrtar, por kancelarja gjermane ka vendosur t’i qetësojë qytetarët e shqetësuar për shëndetin e saj.
Sikurse shkruan “BBC“, pas incidentit Merkel tha se ishte “shumë mirë” dhe nuk kishte “nevojë për t’u shqetësuar”.
Një zëdhënës i qeverisë tha se Merkel do të vazhdonte takimet siç ishte planifikuar.
Në një konferencë shtypi të mërkurën, Merkel tha se ajo “po punonte me atë që ndodhi gjatë nderimeve ushtarake me Presidentin Zelensky”.
Merkel i referohet takimit të parë zyrtar, ku publiku vuri re kancelarja po dridhej në mënyrë të pavullnetshme.
Ajo shtoi: “Ky proces nuk ka përfunduar ende, por ka progres dhe unë duhet të jetoj me këtë për pak kohë, por unë jam shumë mirë dhe ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për mua”.
Zëdhënësja e Merkelit, Ulrike Demmer, u mor në pyetje nga mediat gjermane se pse qeveria nuk kishte dhënë ndonjë informacion për shëndetin e kancelares. Demmer tha se ajo nuk kishte “asgjë për të shtuar”.
Mediat gjermane kanë reaguar me alarm për shëndetin e Merkel.
“Shëndeti i Angela Merkel është tani një çështje politike“, thuhej në një editorial në gazetën Bild.
Rasti 3:
Rasti 2:
Rasti 1: