Një nga deputetët e rinj në Parlament është përballur me zemërimin e qytetarëve, për pranimin e mandatit të djegur nga opozita.
Bëhet fjalë për kreun e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhin, të dalë nga lista e PD-së në Vlorë. Siç shihet në videon e mëposhtme, disa qytetarë e kanë nxjerrë nga një lokal, duke e quajtur vegël të Gramoz Ruçit.
“Një gjë të kërkojmë. Veç në emër të popullit mos fol. Në emër të popullit jo. Ik ore plehra. Ik, kush merret me Gramoz Ruçin është plehrë. Ik!”, i drejtohen qytetarët deputetit të ri.
Alimadhi nuk mundi t’i qetësonte qytetarët dhe u detyrua të largohej nga lokali.