Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarja amerikane u gjet e vrarë në bunkerin e Luftës së Dytë Botërore


Të tjera detaje zbulohen pas gjetjes së trupit të Suzanne Eaton, shkencëtarja amerikane që u zhduk para një jave në ishullin grek të Kretës.

Fillimisht u tha se Eaton u gjet në një shpellë pa dhënë detaje të mëtejshme, por “BBC” shkruan se ajo u gjet e vrarë në bunkerin e Luftës së Dytë Botërore në Kretë.

Policia i konfirmoi BBC-së se Eaton vdiq nga mbytja dhe se po e hetojnë rastin si një vepër penale.

Ajo u raportua e humbur në 2 korrik dhe u fillua një përpjekje e madhe kërkimi.

Trupi i shkencëtares u zbulua nga dy banorë vendas që eksploronin bunkerin, i cili është një sistem shpellash të përdorura nga nazistët gjatë okupimit të Kretës në Luftën e Dytë Botërore.

Një autopsi mjeko-ligjore zbuloi se ajo ishte mbytur, por nuk kishte ndonjë tregues tjetër. Policia po heton nëse Suzanne Eaton u vra brenda bunkerit ose u zhvendos pas ngjarjes.

Faqja e internetit të Reporterit grek tha se trupi i Eaton ishte mbuluar me çarçafë, duke i çuar autoritetet greke në përfundimin se ajo ishte vrarë.

Suzanne Eaton ishte e martuar me shkencëtarin britanik Tony Hyman dhe kishte dy djem.

Searching for Suzanne/ Facebook


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *