Templates by BIGtheme NET

Shtëpia e Bardhë i anulon ftesën për Samitin e Mediave Sociale, autorit të ‘karikaturës antisemite’ të Sorosit

Karikaturistit Ben Garrison i është anuluar ftesa për në Samiti i Mediave Social që zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë pas ankesave në lidhje me një karikaturë ‘dukshëm anti-semite’, ku ai e përshkruante financuesin polemizues, George Soros, si një ‘mjeshtër kukullash’ (person që kontrollon të tjerët).

‘Meqë përmenda Soros dhe Rothschilds në një karikaturë, perceptimi nga Lidhja Anti-Shpifje dhe të majtët është se unë jam një karikaturist anti-semit dhe ata të gjithë filluan të shpifin ngaqë presidenti Trump më ftoi mua,’ tha Garrison në një deklaratë të mërkurën përmes një ‘cicërimë’ në Twitter, duke shtuar se ai dhe Shtëpia e Bardhë kishin rënë dakord të martën se prania e tij do të ishte ‘tërheqje vëmendjeje nga mesazhi i Presidentit’.

Karikatura e vitit 2017, tregon Sorosin si një mjeshtër kukullash që kontrollon këshilltarin e atëhershëm të Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster dhe gjeneralin në pension, David Petraeus. Mbi Soros është krahu i një tjetër kukulle të zbukuruar, të quajtur Rothschilds.

Gazetari Yashar Ali e postoi karikaturën në ‘Twitter’ të martën në mëngjes, duke informuar audiencën e tij (të cilët ndoshta nuk do të kishin kuptuar se pse karikatura ishte anti-semite) se krahu i Rothschilds ishte pjesa e keqe.

Ndjekësit e Aliut ishin të ndarë në qëndrimet e tyre (Arsye për të qenë i mërzitur) dhe të zemëruarit (si nuk është kjo skandal kombëtar?) – me një dozë të shëndetshme sarkazmash (Vetëm nazistët kritikojnë bankierët).

Është e lehtë të shihet se si një lexues mund të humbasë në shtegun e indinjatës së justifikueshme, duke pasur parasysh se Soros, një gogol i preferuar i së Djathtës, spekulimet financiare të të cilit kanë shkatërruar ekonomitë e të gjitha kombeve, ndërkohë që financonin kauza progresive politike – gjithashtu portretizohet si viktimë e ‘teorive të konspiracionit antisemit’ – teksa ai nuk po sulmohet si një antisemit vetë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe të tjerët në të Djathtën.

Ndërlikimi i mëtejshëm është fakti se McMaster ishte, në fakt, një anëtar i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, institut i financuar nga Soros për 11 vjet.

Garrison ishte i zhgënjyer si për sa i përket vendimit të Shtëpisë së Bardhë për të ftuar atë ashtu edhe për zgjedhjen  e saj për të shpallur publikisht anulimin e ftesës ndaj tij për pjesëmarrje në samit, i cili është planifikuar të zhvillohet të enjten, tha ai.

Ndërsa Garrison fillimisht ishte zotuar të heshtte në lidhje me anulimin e ftesës, ai zgjodhi të lëshojë deklaratën e tij, pasi Shtëpia e Bardhë e plasi lajmin në media.

‘Mediat e lajmeve të rreme po më sulmojnë për të sulmuar Presidentin. Nuk do ta lejoj këtë të ndodhë.’

‘Është e qartë për këdo që ka një mendim të shëndoshë se unë nuk jam antisemit,’ vijoi Garrison.

‘Unë nuk jam antisemit, thjesht sepse ADL (Liga Anti Shpifje) thotë se jam.’

Ai e akuzoi grupin në fjalë, duke theksuar se ai vijon të mbajë vepra të retushuara arti të tij, me fytyrën e një stereotipi hebre agresiv të ngjitur mbi karikaturën  e tij, duke e përdorur atë si dëshmi të mëtejshme të antisemitizmit të tij.

Avokati Robert Barnes e ripostoi në ‘Twitter’ karikaturën e rreme, duke paralajmëruar Ligën Kundër Shpifjes, ADL, se do të ishte një ironi e këndshme, që do i duhej të padiste grupin për shpifje kurse Garrison e dënoi kërcënimin, duke i thënë grupit që censuron, ‘ta marrë këtë seriozisht’.

‘Judaizmi është një fe, jo një racë dhe heretikët e këqij si Soros dhe bankierët sekularist si Rothschilds, nuk kanë të bëjnë me bashkësinë time të besimit’, i shkroi Garrisonit, Rabiu Joseph Kolakowski, në një letër ku e përgëzonte atë me ftesën e tij, një nga shumë miqtë hebrenj që e kishin mbështetur hapur Garrison, siç citon ai në deklaratën e tij.

‘Sot nuk mund ta kritikosh Sorosin pa u thirrur ‘antisemit’. Ata nuk do të shqetësoheshin fare për këtë nëse nuk do të shkoja në Shtëpinë e Bardhë të enjten,’ tha Garrison për CulTTTure, duke vënë në dukje se gazetari i ‘CNN’, Jake Tapper, një nga mediat e para që i dhanë jehonë njollosjes nga ana e Ligës Kundër Shpifjes (ADL) se ai është vetëm një ‘karikaturist i dështuar’.

Me ‘New York Times’ që e anuloi hapësirën e saj të karikaturave politike dhe ‘MAD Magazine’ duke shkuar në të njëjtën rrugë, humori politik amerikan duket se po përjeton goditjet e tij vdekjeprurëse.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto