Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Ligji anti-shpifje sipas vizionit të Ramës


Ish-deputetja Albana Vokshi në emisionin “Të paekspozuarit” ka komentuar ligjin anti-shpifje të iniciuar nga maxhoranca duke e konsideruar si një strategji për të bllokuar çdo kënd që e kritikon atë.

Vokshi deklaron se drafti është mbajtur në sirtar derisa të rakordoheshin nenet sipas vizionit të kryeministrit

Nuk ka pasur një proces konsultimi. Askush nuk di se çfarë është rekomanduar nga institucionet ndërkombëtare. Drafti kur është kërkuar në Këshillin e Ministrave ka qenë i papërfunduar. Është çuar me shpejtësi të madhe dhe kjo është arsyeja përse është mbajtur në sirtar derisa të rakordoheshin nenet ashtu siç i ka në mendje Edi Rama.

Më rezulton se në nenin 24 pika 2, thuhet bllokohet aksesi në internet në rastet kur shërbimet e medias elektronike mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale, përfshirë cenimin e sigurisë kombëtare. Në padinë që mua më ka bërë kryeministri, se kam bërë status për check up, kërkohet një gjobë prej 10 milionë lekësh, plus që unë duhet ta përgënjeshtroj statusin që kam bërë. Në rreshta, thuhet se statusi që unë kam bërë cenon sigurinë kombëtare.”-deklaroi Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *