Templates by BIGtheme NET

Zgjim i frikshëm për Matteo Salvinin, merr zarfin me plumb brenda (FOTO)

Një zgjim i frikshëm, për ministrin e Brendshëm Italian Matteo Salvini. Fushata e urrejtjes kundër tij, po fillon të japë fryte.

 Një zarf me një plumb të kalibrit 22 mm ka mbërritur në adresën e ministrit, njëherësh zëvendës kryeministrit Italian.

Sipas mediave italiane zarfi mbante shkrime të prera me gazeta: “Ministri Duce Matteo Salvini, Kamera, Romë”.

Zarf i dyshimtë u sekuestrua në shërbimin postal të komunës Sesto Fiorentino në provincën e Firences. Plumbi ishte i mbështjellë nga një letër alumini e zarfi është marrë për t’u analizuar nga policia.

“Mbi 100 kërcënime me vdekje kam marrë që nga dita kur u bëra ministër”, ka komentuar ministri Salvini.

“Është e qartë se fjalët e urrejtjes shprehur nga një tip i majt, bindin disa mendje të sëmura, por që natyrisht nuk më trembin. Përkundrazi më japin më forcë për të luftuar kriminelë të çdo tipi,”– ka deklaruar ai.

Policia ka nisur hetimet, por deri më tani nuk ka të dhëna për autorët. As për kërcënimin e fundit, as për atë të pak muajve më parë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*