Një avion i cili po fluturonte nga Kanadaja në Australi bëri një ulje të paplanifikuar në Hawaii , ditën e djeshme pasi u përball me turbulenca.
Në bordin e avionit ndodheshin gjithsej 233 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, 37 prej të cilëve mbetën të lënduar.
Gazeta “Time” shkruan se 30 prej tyre u shtruan nëpër spitale, nëntë prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Njëri prej pasagjerëve tha se shumica prej tyre nuk i kishte vënë rripat e sigurimit, nuk kishte patur asnjë paralajmërim nga ana e ekuipazhit dhe prandaj kur nisën turbulencat ata u përplasën em çatinë e avionit.