Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me strukturat: S’ka pazar me Ramën, jo zgjedhje me të si kryeministër


Kreu i PD-së, Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e forcës politike që drejton dhe ish-deputetët demokratë lidhur me aksionin e opozitës së bashkuar.

Ai ka theksuar se kjo krizë nuk do mbyllet me një pazar mes PD-së dhe PS-së dhe se nuk do ketë zgjedhje me Ramën kryeministër dhe pa u ndëshkuar ata që kanë futur duart në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017.

‘Kjo krize nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime, mësohet të ketë deklaruar Basha gjatë takimeve. Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti në këto 30 vjet. Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona, nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat.’ – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *