Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon ish-kryeministrin e Kanadasë: Demokracia rruga e vetme drejt BE-së


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim Stephen Harper, president i Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve. Harper ka qenë edhe kryeministër i Kanadasë për rreth një dekadë dhe Basha e falënderon për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në integrimet euro-atlantike.

“Nder dhe privilegj të mirëpres një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë në Shqipëri dhe integrimit euroatlantik”, thotë Basha.

Kreu i opozitës thotë se është mirënjohës për mbështetjen e Harper “për demokracinë dhe sundimin e ligjit si rruga e vetme e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *