Do futeshin kontrabandë, sekuestrohen 2500 koli cigare në Durrës


Afro 2500 koli cigaresh janë sekuestruar në Durrës, të cilat po transportoheshin kontrabandë. Gjatë kontrollit të kontenieriereve të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000  paketa te markes “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.

Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.

Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale: “Kontrabanda me mallra që paguajne akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, dhe veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale “, parashikuar nga neni 149/a I K.Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe me partnerët ndërkombëtare, po kryhen veprimet hetimore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *