Vendosni fjalën kyçe....

Ish-lojtari i Skënderbeut kërkohet nga klubi i superligës turke


Fidan Aliti mund ta vazhdojë karrierën në futbollin turk. Klubi nga Superliga turke, Göztepe ia ka vënë syrin qendërmbrojtësit kosovar, i cili po shkëlqen në fanellën e Kalmarit

Fidan Aliti mund të largohet nga Kalmari dhe nga Suedia gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi kosovar po kërkohet nga klubi turk, Göztepe, të cilit mund t’i bashkohet në ditët apo javët në vazhdim.

E përditshmja turke “Sabah” shkruan se 25 vjeçari ka rënë në “radarin” e klubit nga Superliga turke, i cili e ka bërë gati një ofertë për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës.

Fidan Aliti ka shfaqur siguri dhe është treguar mjaft stabil edhe tek “Dardanët”, me të cilët luan si titullar.

Futbollisit nga Presheva në të kaluarën ka luajtur për ekipet si Old Boys, FC Luzern, FK Sheriff Tiraspol, Slaven Koprivnica e Skënderbeu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *