Vendosni fjalën kyçe....

Ishte dënuar me 35 vjet burg për vrasje, arrestohet 53-vjeçari  


Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një person te shpallur ne kërkim për vrasje, i dënuar me 35 vite burg.

I arrestuari është shtetasi Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të dënuar për vrasje, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Revenge”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

– Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *