Një shqiptar dhe një grek janë ndaluar nga policia e vendit fqinj, pranë kufirit greko-shqiptar. Droga u kap në një automjet në Rajo, Igumenicë.
Mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër dhe po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke. Gjatë kontrollit brenda mjetit, policia gjeti një sasi prej 102 kilogramësh kanabisë e ndarë në 99 pak0.
Policia ka arrestuar shoferin grek 40 vjeç dhe pasagjerin shqiptar 36 vjeç. Shtetasi shqiptar kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe ndaj tij kishte masë ndalimi hyrje në territorin grek.