Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KQZ-së: Ankimuesit bënë hile, farsa e hapjes së kutive në Lezhë


Sipas kreut të KQZ-së rinumërimi i 11 kutive të votimit të bashkisë së Lezhës në KQZ ka rezultuar një proces farsë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka arritur në përfundimin se pasi vetëm 4 vota kanë dalë të numëruara gabim.

Këto vota i përkisnin Eduard Ndocajt, por i kishin kaluar kandidatit të PS-së Pjerin Ndreu.

Hapja e kutive u vendos dje, pas kërkesës së Partisë Konservatore Albania, e përfaqësuar nga Ndocaj.

Por kryetari i KQZ-së, Kement Zguri, në një deklaratë për mediat theksoi se institucioni që ai drejton hapi 11 kutitë e Lezhës, por jo listat e zgjedhësve të këtyre KZAZ-ve siç kërkoi ai një ditë më parë.

Për Zgurin, kjo pjesë është më e rëndësishme, pasi kanë rezultuar më shumë vota sesa  zgjedhës në listë. Por anëtarët e tjerë të KQZ-së kanë refuzuar të merren me kërkesën e kryetarit të KQZ-së. Sipas Zgurit, ankimuesit me këtë veprim kanë bërë një hile.

 “Në përfundim të këtij procesi, vë re me dhimbje që subjektet e kanë kthyer në një farsë, duke qenë se kam kërkesën ankimore, arsyet pse kundërshtojmë këto vendime kanë lidhjeje shkeljet e rënda ligjore që janë evidentuar në Bashkinë Lezhë. Është shumë e thjeshtë, nëse ti ke një pretendim, që qenkan vota më shumë nga çka zgjedhës në listë, pra minimumi është të kërkosh listat e votuesve.

Asnjë ankimues nuk artikulon të shikohet lista e votuesve dhe listat nuk i përmend njeri.

Listat e votuesve qenkan si molla e ndaluar e Migjenit në këtë proces. Në disa raste kam kërkuar që të hetohen procesverbalet e qendrave të votimit, por kjo është refuzuar. Kam shkuar dhe deri tek disa kuti, të ç’tensionohet klima për arsyen e thjeshtë se ka shtim të zgjedhësve në mënyre artificiale, por kjo është refuzuar. Me që kemi një ankimim që të kontrollohet dhe lista e votuesve, pra kemi 11 kuti të hapura dhe një pretendim i imi refuzohet.

I thashë të gjitha këto, me keqardhje shoh që të drejtën e tyre për të ankimuar, e kanë ushtruar nëpërmjet një hileje dhe jo nëpërmjet një ndërgjegjësimi apo një të drejte”, tha Zguri.


 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *