Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Maliqi: Palët të ulen me presidentin, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme


Deputeti Lefter Maliqi, u ka bërë apel palëve politike të ulen një orë e më parë për të zgjidhur krizën në vend.

Përmes një deklarate për mediat, Maliqi tha se situata në vend është alarmante, me të gjitha institucionet të kapura. Ai tha se ka ardhur momenti që palët të ulen në dialog me presidentin Ilir Meta dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Sa i përket Komisionit Hetimor është fars dhe shantazh. Mund të marrin edhe vendimet e Gjykatës së Lartë, nuk është për të qeshur, situata është alarmante e vendi në krizë të thellë. Thirrja ime është se ka ardhur momenti që klasa politike të ulet bashkë me Presidentin e të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Parlamenti është qesharak dhe mua më vjen turp kur kaloj në rrugë që njerëzit shajnë deputetët si hajdutë, trafikantë, të lidhur me krimin. Vendi është i kapur nga krimi, mediat shantazhohen, po tentohet të kapet edhe AMA po kalohet drejt diktaturës dhe një krize shpopullimi”, tha Maliqi.

Maliqi ka kujtuar dhe një shprehje të Viktor Hygosë: “Kur qeverisin maskarenjtë fitojnë horrat”.

Maliqi përmendi edhe shkarkimin e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duron.

Deputeti tha se arsyeja e shkarkimit të Duros ishte për shkak të detyrimit të administratës dhe bizneseve të vogla e të mëdha për të marrë pjesë në votimet e 30  Qershorit.

“Mos harrojmë se të gjitha institucionet janë kapur, u kap edhe AMA, së fundi tentohet të kapet edhe presidenca. 30 Qershori tregoi se shqiptarët janë kundër zgjedhjeve moniste. U shantazhuan edhe pronarët e bizneseve të vogla dhe të mëdha, për këtë u shkarkua edhe drejtori i Tatimeve.”, tha Maliqi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *