Vendosni fjalën kyçe....

Lihen të lirë 5 të akuzuarit për dhunën në KZAZ 3 në Shkodër


Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën se sigurisë për pesë të arrestuarit, të cilët akuzohen për incidentet e ndodhura në KZAZ-në Nr.3 në Shkodër, të cilës iu vu flaka.

Apeli ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” të gjithë të arrestuarit: Adi Garucin, Orlando Thepin, Gentian Bytyçin dhe Alfred Nikolli.

I arrestuari i pestë Cesk Toma është lënë pa masë sigurie fare pasi ndalimi i tij është konsideruar i paligjshëm.

Dy prej tyre, Gentian Bytyqi, Alfred Nikolla janë policë bashkiakë, ndërsa Adi Garuci, specialist i Bujqësisë në bashki.

Para votimeve të 30 qershorit, në disa KZAZ në vend pamë një përplasje mes policive bashkiake me atë të rendit, ku njëra palë kërkonte zbatimin e dekretit të presidentit Ilir MEta për anulimin e zgjedhjeve në atë datë, ndërsa pala tjetër kërkonte të kundërtën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *