Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markle e kritikojnë se s’di të mbajë fëmijën, por s’keni parë akoma Kate Middleton (FOTO)


Fansat e kanë kritikuar dukeshën e Sussex, Meghan Markle, për mënyrën se si e mbante djalin e saj Archie, në shëtitjen e parë në publik.

Meghan Markle u bë objekt i memeve të ndryshme, ku shumica e përdoruesve të internetit e akuzuan atë se po e mban fëmijën në mënyrë të pahijshme dhe se ajo nuk e dinte se çfarë po bënte. Të tjerë thonin se duket sikur Meghan është gati ta lëshojë djalin përtokë.

“Pse nuk mund ta mbajë fëmijën siç duhet pas dy muajsh, duket e çuditshme.”, shkruan një komentues.

Por sikurse shkruan gazeta “Mirror”, tani disa ekspertë të prindërimit i kanë ardhur në mbrojtje dukeshës së Sussex.

Dr. Jen Trachtenberg një pediatre e çertifikuar, thotë që Meghan nuk po bënte asgjë të gabuar.

Ajo tha: “Nuk ka mënyrë më të mirë për të mbajtur një fëmijë. Ju doni të siguroheni që fëmija është i sigurt dhe kjo është pikërisht ajo që Meghan po bënte. Ajo po e mban fort me dy krahë: ai nuk qan dhe nuk ndihet i parehatshëm”.

Një tjetër mjek, David L. Hill shtoi se një nga arsyet se përse vinin këto kritika, ishte për shkak se Meghan nuk po i mbante mirë kokën Archie-t.

Por sipas tij, në moshën dy-muajshe jo domosdoshmërisht duhet t’ja mbash vazhdimisht kokën fëmijës.

Fansat u fokusuan te Meghan si nënë e re, por duket nuk kanë parë dukeshën tjetër Kate Middleton se si e mban në krahë princin Louis. Dhe si nënë e tre fëmijëve, Kate nuk është fare pa eksperiencë. Problemi është se ajo e shtrëngon princin Louis që lëviz në pjesën e poshtme të barkut dhe mund t’i shkaktojë dhimbje.

Por të gjitha nënat i mbajnë shpesh herë fëmijët e tyre në këtë pozicion.

Çdo nënë ka momentet e veta ku nuk ndihet mirë dhe për një sekondë ose dy fëmija u rrëshqet nga duart ose lëviz në një pozicion shumë të parehatshëm. Por në rastin e Meghan dhe Kate, ato janë gjatë gjithë kohës nën vëzhgimin e paparacëve dhe ai sekondë mjafton për të krijuar imazhin e një nëne të pakujdesshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *