Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra dollarë fluturojnë në autostradë, shoferë e pasagjerë ndalojnë t’i marrin për vete (VIDEO)


Nëse do binin para nga qielli, çfarë do bënit? Me siguri do nxitonit të mblidhni sa më shumë që të mundeni.

Kjo gjë ka ndodhur të martën në Georgia të SHBA-së, por paratë sigurisht nuk kanë rënë ekzaktësisht nga qielli.

Sikurse shkruajnë mediat amerikane, një incident ka ndodhur në një autostradë me 6 korsi në Dunwoody, Georgia.

Dera anësore e një kamioni që transportonte para u hap papritmas, duke bërë që rreth 175,000 dollarë në fatura, të shpërndaheshin kudo.

Dhjetëra udhëtarë u munduan të ndalojnë makinat dhe të dilnin për të mbledhur faturat dhe paratw cash nga trotuari, duke u kthyer në automjet me grushta me para.

Njëri prej tyre ishte dhe Randrell Lewis, 26 vjeç, një shofer i cili ishte rrugës drejt Alpharetta.

“Sapo pashë një re të mbushur me një gjë që dukej si gjethe. Jo, ishte para. Nuk mund t’i besoja syve. Nuk do të gënjej. Gjëja e parë që bëra ishte që unë ndalova dhe fillova të marr ca. Të gjithë filluan të ndalonin dhe kjo ishte çmenduri “., tha Lewis.

Brenda pak minutash, ai kishte rrëmbyer rreth 2.000 dollarë. Policia kërkoi rikthimin e parave dhe 26-vjeçari i ktheu ato të gjitha.

Por jo të gjithë kanë vepruar si ai. Deri më tani policia ka arritur të mbledhë vetëm 6,000 dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *