Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e kriminalitetit nga azilantët, kreu i VOLVO-s paralajmëron zhvendosjen e selisë jashtë Suedisë


Kreu i prodhuesit të makinave suedeze, ‘Volvo’, ka krijuar jo pak polemika e tronditje, teksa ka deklaruar se kompania e tij po vuan jo pak për të tërhequr specialistë të huaj për shkak të mungesës së sigurisë publike dhe mund të marrë në konsideratë zhvendosjen në vende të tjera.

Duke folur për të përditshmen ‘Svenska Dagbladet’, CEO i ‘Volvos’, Hakan Samuelsson, ankohet për faktin se prodhuesi i makinave ka humbur gradualisht joshjen e tij ndaj ekspertëve dhe inxhinierëve të huaj të teknologjisë, si dhe drejtuesve të lartë.

Problemi, sipas tij, pjesërisht qëndron në faktin se specialistët hezitojnë të lëvizin në qytetin e dytë më të madh të Suedisë të Goteborgut, ku ndodhen zyrat e Volvos, për shkak të shkallës së lartë të krimit.

‘Ne ndërtojmë makina, nuk mund ta zgjidhim këtë problem,’ tha Samuelsson për ‘SvD’.

Ndër çështjet e tjera që ai përmendi ishte mungesa e strehimit dhe shkollave të përballueshme.

CEO i Volvos përmendi se kompania potencialisht mund të konsiderojë lëvizjen e selisë së saj diku tjetër, ndoshta edhe jashtë Suedisë, nëse kjo situatë nuk ndryshon.

Ai nxitoi të thoshte se Volvo nuk po e shqyrton këtë mundësi ende, por ai nuk do ta përjashtonte plotësisht atë në të ardhmen.

Fjalët e Samuelsson provokuan një reagim të ashpër nga shefi i policisë së Goteborgut, Erik Nord, i cili i hodhi poshtë ato si të padrejta.

Situata e përgjithshme në qytet nuk është aq e keqe, tha ai, duke shpjeguar se diçka që shihet si normale diku tjetër, në një farë mënyre merr vëmendje të pamerituar të madhe në Suedi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *